‘Erdhëm në SHBA vetëm me rrobat e trupit’, Ava Max tregon si arriti drejt suksesit

‘Erdhëm në SHBA vetëm me rrobat e trupit’, Ava Max tregon si arriti drejt suksesit

14:10, 19/01/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Ava Max ka rrëmbyer zemrat e njerëzve në mbarë botën me vokalin e saj të jashtëzakonshëm dhe me muzikën ku edhe përcjell mesazhe të fuqishme.

Por për të nuk ka qenë fare e lehtë të arrijë suksesin dhe në një postim në Instagram, Ava shprehet se familja e saj ka mbërritur në Amerikë vetëm me rrobat e trupit dhe pavarësisht kësaj ia ka dalë mbanë.

Këngëtarja donte të tregonte se të gjithë mund ti bëjmë ëndrrat realitet dhe gjithmonë ka një rrugëdalje nga çdo problem që na del përpara.

Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse të gjitha letrat hapen kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mund ta bëni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdhën në SHBA me asgjë tjetër përveç rrobave të trupit. Unë po jua them këtë sepse besoj se ju mund të bëni gjithçka,”shkroi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco