Braktisi televizionin për familjen, moderatorja e njohur bën dedikimin special për vajzën

Braktisi televizionin për familjen, moderatorja e njohur bën dedikimin special për vajzën

09:11, 19/01/2020
A+ Aa A-

Ajo ka qenë një ndër moderatoret më të dashura për publikun duke drejtuar një seri emisionesh të suksesshme në televizionin ‘Klan’.

Prej kohësh tanimë Brunilda Lahe braktisi karrierën e saj për t’u bashkuar me bashkëshortin me të cilin prej një muaji janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që i vunë emrin Hana.  

Dje, Brunilda ka zgjedhur ta festojë këtë ditë me një set fotografik të bukur, frymëzuar nga “Breakfast at Tiffanys”.

“Sa shpejt kaloi një muaj me ty e vogla ime, dashuri e madhe! Më duket sikur ishte dje momenti kur të putha për të parën herë.

Ti më ke rrëmbyer çdo qelizë e mendim, aq sa nuk e kujtoj më se si ishte dita e jeta ime përpara se të vije ti.

Çdo përjetim këtë muaj ka qenë më i thellë; edhe lumturia, edhe shqetësimi, edhe frika… Ti po më mëson kaq shumë”, shkruan Brunilda në foton ku e vogla shfaqet e shtrirë dhe vetë moderatorja pozon e veshur si Audrey Hepburn.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco