Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ 'Lufta e Nuseve', kush e fitoi episodin e tretë

FOTO/ 'Lufta e Nuseve', kush e fitoi episodin e tretë

22:56, 18/01/2020
A+ Aa A-

Çifti që  arriti të grumbullonte pikët maksimale për t’u bërë fitues në episodin e tretë të “Lufta e Nuseve”, ishte Jasmina dhe Alesandro.

Ata ishin edhe çifti i parë që hapën garën në këtë puntatë. Në korridoret e Universitetit ku studionte ajo njohu dashurinë e jetës, Alessandron, nga Italia. Hapja e dasmës së saj ishte një këngë e njohur shqiptare, “Skifterja e zemrës”, të cilën Alessandro ia këndoi “live”.

Çifti i dytë që, ishte Emanuela dhe Andit. Ata u njohën në një dasmë, ku Andi ishte DJ. Ata ishin vetëm 15-vjeç kur u njohën për herë të parë.

Pas shumë përpjekjes prej tij për t’i fituar zemrën vajzës që jetonte në Itali, rol shumë të rëndësishëm luajti nëna e saj. Ajo kthehet në Shqipëri, merr Andin dhe shkon në Itali për ta surprizuar të bijën.

Çifti i tretë ishte Marsida dhe Bujari. Njohja e tij me Marsidën ngjan me subjektin e Hirushes. Ishte një telefonatë e gabuar bekimi i lidhjes së tyre! Bujari ishte kthyer nga Italia në vendlindjen e dashur, në Elbasan, atë verë dhe po rrinte në një nga kafenetë e Elbasanit kur një zile e bekuar ra në telefonin e tij. Ishte një telefonatë gabim.

Një zë i bukur femre i thotë “Më fal se paskam ngatërruar numrin”….Këtu filloi historia e dashurisë ndër më interesantet… Sot, Marsida dhe Bujari janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë dhe ceremoninë e martesë e bëjnë pikërisht para fëmijëve të tyre si dëshmitarë. /tvklan.al


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco