E mbani mend grupin ‘Pussycat Dolls’ po rikthehen fuqishëm

E mbani mend grupin ‘Pussycat Dolls’ po rikthehen fuqishëm

11:36, 18/01/2020
A+ Aa A-

‘Pussycat Dolls’  u formua si grup në 2003 për tu ndarë një dekad më pas.

Nicole Scherzinger e cila fitoi famë si liderja e grupi të vajzave Pussycat Dolls duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këngë në të gjithë botën ka vendosur ta rikthej sërish grupin .

Grupi do të fillojë ribashkimin e tyre me një turne në Britanine e Madhe dhe Irlandë ku dhe do të publikojnë për herë të parë këngën e tyre më të re ‘React’.

41 vjeçarja Nicole Scherzinger duket e mahnitshme gjatë provave për turneun shkruan Daily Mail.

Image

Lëvizjeve sensual të Nikol i janë bashkuar dhe vajzat e tjera të grupit  Ashley Roberts, Carmit Bachar, Kimberly Wyatt dhe Jessica Sutta.

Nga përgatitjet për turneun pjestaret e grupit duken shumë të entuziazmuara.

Njëra nga pjestare e grupit  Carmit, 45 vjeç shihet teksa i ka hedhur dorën në qafë Nikole ndërsa pjestarja tjetër 38 vjeçarja  Ashley duket se po i shpjegonte diçka sërish lideres së grupit Nikol dhe kjo e fundit shfaqet duke buzëqeshur.

Image

Për t'jua kujtuar më mirë se kush janë ‘Pussycat Dolls’  po ju sjellim hitin e tyre ‘Hush hush’ që theu rekorde në kohën kur u publikua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco