Kush është shqiptarja, që Ariana Grande i thotë “Të dua”

Kush është shqiptarja, që Ariana Grande i thotë “Të dua”

22:53, 17/01/2020
A+ Aa A-

Pak e njohim Njomza Vitinë, një vajzë që ka një vit është krahu i djathtë i artistes Ariana Grande. Por duket se ato janë më shumë se shoqe s’paku nga statuset e tyre të fundit në Twitter 

Nëse e klikoni profilin e Ariana Grandes në Twitter do të shihni se sa shumë është e dashuruar ajo në pop artisten Njomza Vitia.

“Të dua, Njomza”, shkruan ajo në një status të fundit derisa poston edhe video bashkë me prishtinasen.

Kurse me parë Njomza kishte bërë një status ku shkruante se është në lidhje me Ariana Granden.

Por, pse Ariana Grande është e lidhur kaq shumë me Njomzën?

Kjo sepse ajo është artistja që ka bërë muzikën e shumicës së këngëve të Ariana Grandes derisa këndon në disa këngë të Mac Miller dhee Skrillex.

Në fakt Njomza ishte njohur me Ariana Granden nëpërmes Mac Miller pasi që kishte nënshkruar me kompaninë e tij për të bërë muzikë.

 

Image

Vitin e kaluar Njomza filloi të krijojë edhe për vetën, derisa me e njohur u bë me këngën “7 Rings”, që e kishte krijuar për Ariana Granden .

Në disa intervista ajo ka thënë se përpos muzikës ka shumë dëshirë që ta përkrah edhe komunitetin LGBT por edhe ti ndihmojë të varfëritë, e ku tani shihet edhe në lidhjen e saj të re që e ka krijuar me këngëtaren amerikane.

Image

Kurse punën me Ariana Granden e konsideron edhe qejf përpos rritjes se saj në karrierë. Këngëtarja po ashtu thotë se ka pasur një takim me Bebe Rexhan por jo edhe me Dua Lipën dhe Rita Orën./Express

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco