Fifi befason me deklaratën: Nuk do marr pjesë në ‘Kënga Magjike’

Fifi befason me deklaratën: Nuk do marr pjesë në ‘Kënga Magjike’

22:38, 17/01/2020
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin ‘Treshat’, artistja e njohur, Fifi ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien e saj me këngëtaren Eneda Tarifa, pas fitores së kësaj të fundit në kompeticionin e përvitshëm ‘Kënga Magjike’. Fifi ka sqaruar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Enedën dhe se e vlerëson, për shkak se atë e vlerësoi dhe me pikët maksimale në festival.

E pyetur nga Bora Zemani, nëse Eneda e mbajti fjalën për t’i dhënë gjysmën e kupës siç premtoi, Fifi tha se nuk ka nevojë për kupë.

“Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në ‘Kënga Magjike’ ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allahun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar, por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, u shpreh Fifi.

Ndër të tjera ajo shtoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin e radhës të ‘Këngës Magjike’, ndonëse jetës nuk i dihet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco