VIDEO/ Noizy godet fort me ‘Rapstar’, ‘turbullon’ internetin me këngën e re

VIDEO/ Noizy godet fort me ‘Rapstar’, ‘turbullon’ internetin me këngën e re

17:17, 17/01/2020
A+ Aa A-

Pas një periudhe pushim Noizy më në fund ka vendosur të rikthehet fuqishëm, dukë e mbajtur premtimin e dhënë pak muaj më parë për të gjithë publikun.

Në orët e e para të ditës së sotme (e premte) reperi më i famshëm shqiptar, i cili ka dominuar në mënyrë absolute tregun e muzikës shqiptare në 10 vitet e fundit, ka publikuar këngën e tij të re, të cilën e kishte paralajmëruar prej disa javë.

‘Rapstar’ titullohet kënga e re e tij, e cila menjëherë ka koleksionuar një numër të madh klikimesh në You Tube. Ajo është e shoqëruar edhe me një videoklip interesant.

Kënga është punuar nga Elgit Doda dhe produksioni ‘Max production’. Këtë këngë Noizy ia ka kushtuar karrierës së ij të suksesshme muzikore, e cila e ka shndërruar djaloshin dibran me banim në Sukth të Durrës në një Super Start të vëretë, i cili që prej fillimit ka krijuar figurën e një ylli të repit shqitar.

Në videon e më poshtme mund ta gjeni me klip këngën e re ‘Rap star’ nga Noizy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco