Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit

Dedikimi prekës i vajzës së Xhevdet Ferrit pas humbjes së të atit

08:44, 17/01/2020
A+ Aa A-

Dita e djeshme ishte ditë zie për kinematografinë shqiptare.

Xhevdet Ferri, aktori i njohur shqiptar ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59-vjeçare.

Ai ka luajtur në një sërë projektesh kinematografike si ‘Vitet e pritjes’, ‘Dhe vjen një ditë’, ‘Vendimi’, ‘Hije që mbeten pas’ e shumë të tjera.

Përcjellja e trupit të tij do të bëhet sot në orën 13:00.

E bija e tij Bora nuk mundi të mos bëjë një dedikim për të atin e saj.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto bardh e zi  me të atin shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht:

“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco