Marina Vjollca ka një surprizë për të gjithë, por Jul Deda kërkon ta nxjerrë para datës 1 shkurt

Marina Vjollca ka një surprizë për të gjithë, por Jul Deda kërkon ta nxjerrë para datës 1 shkurt

22:08, 16/01/2020
A+ Aa A-

Programi i humorit në ekranin e ‘Tv Klan’, ‘Klanifornia’ pritet të rikthehet në ekran për të gjithë teleshikuesit në datë 1 shkurt. Aktorët e tij kanë publikuar foto të ndryshme në llogaritë e tyre individuale, duke zbuluar se përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur.

Së fundmi ka qenë Julian Deda, i cili ka ndarë një foto me ndjekësit në ‘Instagram’ pranë Marinës. “Marina tregoja njerëzve surprizën e sezonit të ri, mos i lër të presin deri në 1 shkurt”, ka shkruar Deda krah fotos ku shfaqet duke folur me Vjollcën gjatë xhirimeve.

Fansat e tyre kanë aluduar menjëherë nëse dyshja do ta prezantojë bashkë shfaqjen, apo bëhet fjalë për diçka tjetër, megjithatë kjo pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco