Makeup artistja Nikkie qenka transgjinore

Makeup artistja Nikkie qenka transgjinore

12:58, 14/01/2020

Nëse ndiqni tutoriale rreth makeup-it në Youtube, atëherë me siguri e njihni Nikkien.

25-vjeçarja është një nga vlogeret e bukurisë më të njohura në Youtube, ku numëron mbi 12 milionë ndjekës nga e gjithë bota.

25-vjeçarja prej vitesh është e famshme, por askush nuk e dinte që Nikkie në fakt ka lindur mashkull.

Këtë e ka zbuluar vetë vlogerja me videon e saj më të fundit në Youtube me titull "Po dal", një term i përdorur nga komuniteti LGBT në rastet kur zbulojnë orientimin e tyre seksual ose identitetin e tyre gjinorshkruan Xing.al

Në video Nikkie tregon se e ka ditur që ishte vajzë që kur ishte e vogël dhe që në moshën 6-vjeçare nisi të rriste flokët e të identifikohej si vajzë.

"I jam shumë mirënjohëse mamasë time sepse më ka mbështetur shumë që në fillim. Jam falenderuese edhe ndaj mësueseve në shkollën time që më mbështetën gjatë rrugëtimit tim".

Nikkie tregoi se disa persona e kanë kërcënuar se do publikojnë historinë e saj prandaj ajo vendosi ta zbulojë vetë.

Vlogerja tregoi se në moshën 19-vjeçare u kthye në vajzë dhe pikërisht atëherë nisi të bënte edhe video në Youtube. 

 Nikkie është e fejuar dhe tregoi se historinë e saj ia ka treguar edhe Dylanit dhe po e diskutojnë të dy bashkë privatisht. 

"Unë jam vetvetja. Jam Nikkie. Asgjë nuk e ndryshon këtë. Nuk dua që ju të më shihni ndryshe dhe të mendoni se kam ndryshuar. Tani ndihem e lirë, por në fund të ditës jam sërish Nikkie", përfundoi vlogerja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco