‘Je kaq e lezetshme ...‘ Alban Ramosaj nevrikos të dashurën e tij

‘Je kaq e lezetshme ...‘ Alban Ramosaj nevrikos të dashurën e tij

15:11, 04/01/2020
A+ Aa A-

Muajin e kaluar u zbulua se këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku e pas të cilit vajzat çmenden, Alban Ramosaj është në një lidhje.

Vajza që i ka marrë zemrën Albanit është modelja Niki Delijorgji të cilës i dedikoi edhe këngën e re. 

Dhe së fundmi, Albani ka treguar se Niki është nevrikosur keq me të, por atij i pëlqen sepse kjo e bën të duket shumë e lezetshme.

Këngëtari ka publikuar në Instastoryn e tij, një video të modeles, e cila shihet gjithë nerva dhe nuk dëshiron as ta shikojë në sy.

‘Je kaq e lezetshme kur je e nevrikosur me mua’, ka shkruar ai krahas videos.

Albani nuk e ka treguar arsyen e bërjes me nerva të modeles po me siguri më pas ato duhet të jenë pajtuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco