Ish-i dashuri i Era Istrefit në lidhje me modelen e njohur?!

Ish-i dashuri i Era Istrefit në lidhje me modelen e njohur?!

16:21, 24/12/2019
A+ Aa A-

Emri i Faton Shoshit shpesh është lakuar për lidhje të mundshme me bukuroshe të estradës shqiptare.

E pas një kohe ‘pauze’, duket se ka qenë thjesht çështje kohe që një gjë e tillë të ndodhë sërish.
Dyshimet janë ngritur me një fotografi të fundit të postuar mbrëmë në Instagram.

Në të, menaxheri i shumë prej këngëtarëve ndër vite është shfaqur tejet i afërt me modelen shqiptare që jeton në Amerikë, Lorena Halitin.

Nuk dihet me siguri nëse Fatoni dhe Lorena janë çifti më i ri mirëpo një gjë e tillë ka shumë gjasa të jetë e vërtetë.

Ajo që dihet sigurt është se Lorena është ndarë sërish nga i dashuri i saj amerikan pas një ribashkimi dhe kohëve të fundit është njohur si ‘zog i lirë’ që krejt papritmas mund të ketë përfunduar në prehrin e Shoshit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco