FOTO/ I dha 2 pikë Elvana Gjatës, ‘shpërthen’ rrjeti kundër Mikaela Mingës

FOTO/ I dha 2 pikë Elvana Gjatës, ‘shpërthen’ rrjeti kundër Mikaela Mingës

14:07, 24/12/2019
A+ Aa A-

 Festivali i 58-të i këngës në RTSH do të shoqërohej me polemika të shumta sa i takon përzgjedhjes së këngës fituese; froni diskutohej mes konkurrentes Arilena Ara dhe Elvana Gjatës.

Nisur nga votimi i jurisë, e cila përbëhej nga anëtarë të huaj dhe vendas, fitoren e siguroi kënga “Shaj” e Arilenës.

Fill pas rezultatit në fjalë, mbylljes së festivalit dhe bërjes publike të votave nga juria, reagime të shumta erdhën veçanërisht sa i takon vlerësimit të Elvana Gjatës nga anëtarja Mikaela Minga me vetëm 2 pikë.

Kështu në rrjetin social Facebook, komentues të ndryshëm kanë kritikuar Mingën.

Nuk mungojnë edhe akuzat se festivali ka qenë i shitur apo se qëllimisht Minga i ka dhënë pas pikë Elvana Gjatës.

Madje e akuzojnë se është paguar nga Vera Grabocka që të jepte sa më pak pikë për këngëtaren.

Më poshtë do shihni disa nga komentet:

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo24/12/2019 17:40

Mikaela Minga eshte nje pianiste dhe muzikologe qe ia ka kushtuar jeten muzikes qe ne klase te pare tek shkolla e muzikes “ Tefta Tashko Koco” ne Korce qe ne vitin1992! Per me teper ajo eshte e bija e kompozitorit te njohur Josif Minga. Prandaj ju injorante qe po beheni therror per Elvana Gjaten dhe kengen e saj tallava te shoqeruar me balerine gjysem lakuriq ( edhe ajo vete nuk ngelej pas!) mos sulmoni Znj. Minga e cila eshte nje muzikante e vertete me kulture. Mbase prishi pazare te ndyra? Mire beri! Te pakten Arilena eshte nje kengetare e vertete qe e ka fituar famen nga talenti i saj, jo prej lidhjeve me boten e krimit ( Elvana lundron ne luks te pa justifikuar nga “ arritjet” e saj) dhe as duke u zhveshur neper skena.

Messi 24/12/2019 16:23

Komente rrugacesh!!!

Shto koment

Denonco