VIDEO/ Martesë ëndërrash/ Mbrojtësi i  skuadrës së ‘Romës’ i jep fund beqarisë

VIDEO/ Martesë ëndërrash/ Mbrojtësi i skuadrës së ‘Romës’ i jep fund beqarisë

09:57, 24/12/2019
A+ Aa A-

Është cilësuar si martesa e ëndërrave ajo e mbrojtësit të skuadrës së ‘Romës ‘Gianluca Mancini me bukuroshen  Elisai.

Çifti i kanë thënë po njëri tjetrit në kishën ‘ Ognissanti’ në Firence e cila ishte e mbushur plot me lule të bardha dhe qirinj për secilin rresht.

Të pranishëm në dasmën e 23 vjeçarit ishin dhe Lorenzo Pellegrini dhe Leonardo Spinazzol.

Pas ceremonise dasma e tyre u zhvendos në një hotel luksoz me pesë yje pak metra larg kishës.

‘Shumë kohë më parë nisi si një shkëndijë që më vonë kjo shkëndijë u shndërrrua në një dashuri të përjetshme dhe të vërtetë. Përpara Zotit betohem për një dashuri të përjetshme dhuratën më të çmuar që jeta mundi të më jeptë. Të dua’ ishte mesazhi i Elisës për mbrojtësin në qendër të Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco