Klaudia Pepa i përgjigjet hapur ndjekëses që e ngacmoi për Alba Hoxhën

Klaudia Pepa i përgjigjet hapur ndjekëses që e ngacmoi për Alba Hoxhën

08:22, 24/12/2019
A+ Aa A-

Vendi i dytë i Elvana Gjatës në Festivalin e RTSH-së ka ngjallur komente të shumta në Instagram.

Një pjesë e publikut e shihte  artisten si fituese, megjithatë me vendim jurie, Arilena triumfoi.

Pas fitores me këngën “Shaj”, Arilena publikoi në Instagram, një foto ku shfaqej me kupën në dorë dhe komentet plasën vaj.

Image

Personazhe të njohur të ekranit e uronin për fitoren dhe mes komenteve vihet re një ‘debat’ i Klaudia Pepës me ndjekësit.

Balerina ka shprehur pëlqimin e saj për këngën e Arilenës dhe një ndjekëse e ka lidhur me Albën.

Ajo shprehet se Klaudia nuk pëlqu Elvanën meqë Alba Hoxha ishte pjesë e trupës së baletit në performancën e Elvanës.

Image

“Ke konflikt interesi se është Alba Hoxha në performancën e Elvanës”, i shkruan komentuesja.

Këto fjalë e kanë ‘prekur’ në sedër Klaudian dhe ka reaguar menjëherë.

Image

“Kam konkurrentë italianë tani, Albës ia lashë vendin vetë”, i kthehet balerina.

Më pas komentuesja e pyet nëse i ka lënë vetëm vendin apo edhe Albin.

“Të dy bashkë”, ka thënë Klaudia.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco