Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kejvina Kthella demaskon keq Einxhel Shkirën: Trego se kush je në të vërtetë ose...

Kejvina Kthella demaskon keq Einxhel Shkirën: Trego se kush je në të vërtetë ose...

14:00, 18/12/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme moderatorja Einxhel Shkira ishte e ftuar në emisionin e mbasites ‘Rudina’.

Ajo foli për jetën e saj private por edhe për sherrin me Kejvian Kthellën dhe Oriola Marashin që bëri bujë dy muaj më parë në mediat rozë.

Shkira u përgjigj kështu në lidhje me sherrin ditën e djeshme:

Në fakt dua të them një gjë Rudina. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë këtë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, jam përpjekur të eci krah për krah, nuk kam xhelozi për asnjë femër sepse në momentin që do kem xhelozi i bie të kem mangësi tek vetja. E dua aq shumë veten time sa nuk mendoj se kam mangësira. Edhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja. Dikush vrapon më shpejt se unë, dikush më avash. Jam njeri i avashtë, por ndonjëherë të jesh i avashtë nuk është gjë e keqe se mund të shpëtoj nga shumë gjëra të tjera. Nuk kam asnjë kompleksitet ndaj femrave të tjera, nuk dua t’i prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as të fus intriga. Çfarëdo që ka ndodhur, unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq. S’mund ta mbushësh zemrën tënde me një ndjesi aq të keqe, ndërkohë që ka aq ndjesi të bukura”.

E në lidhje me këtë deklaratë ditën e sotme Kejvina Kthella ka bërë një postim kur demaskon Shkirën duke treguar se ajo nuk bën gjë tjetër përveçse fut hundën në punët e të tjerëve dhe i bën thirrje ti tregoj publikut se kush është ajo në të vërtetë.

‘Hahhahah moj Einxhel Shkira ca na qenke ti moj feminste. Beson në të vërtetë në ato budallalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe ku tregon komple të kundërtën e asaj që ke thënë..ti s'di punë tjetër o vajzë e dashur përveç se të merresh me jetën e të tjerëve e të fusësh intriga e të xhelosh çdo gjë të bukur.

Më pas Kejvina e tregon dhe me fakte:

'Si të projekti im përshembull që ke futut hundët për të prishur punë... ndërkohë që me mua haje dhe pije çfarë ëhstë kjo mbështetje?... ka shkruar në postimin e saj Kejvian Kthella.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

ERTV18/12/2019 14:34

Muhabete bundrash! O cu kenaqem!!!

Shto koment

Denonco