FOTO/ Anjeza Shahini tregon për herë të parë portretin e plotë të së bijës

FOTO/ Anjeza Shahini tregon për herë të parë portretin e plotë të së bijës

12:27, 18/12/2019
A+ Aa A-

Një vit më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun e që padyshim i mungon skenës, Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë.

Anjeza solli në jetë një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Çifti i vendosën vajzës emrin Viktoria dhe Anjeza preferoi ta ruante në maksimum privatësinë e vogëlushes.

Gjatë vitit këngëtarja ka postuar shpesh foto me të bijën, por duke mos i treguar fytyrën.

Megjithatë këtë 1 vjetor, Anjeza e ka thyer rregullin dhe ia ka ka ëmbëlsuar ditën të gjithë ndjekësve duke postuar foto nga ditëlindja e Viktorias.

Për herë të parë mund të shohim fytyrën ëngjëllore të vogëlushes e cila duket shumë e lumtur në festën e organizuar plot ngjyra për ditëlindjen e saj. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco