Sherri me Kejvinën dhe Oriolën, Einxhel e gatshme t’i falë

Sherri me Kejvinën dhe Oriolën, Einxhel e gatshme t’i falë

08:33, 18/12/2019
A+ Aa A-

Dy muaj më parë, u fol gjatë në mediat rozë për një sherr midis tre vajzave të njohura, Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

Motivet e sherrit nuk u zbuluan, megjithatë çështja shkoi deri në polici.

Einxhel denoncoi Kejvinën dhe Oriolën, pasi patën një konflikt pranë shtëpisë së saj.

Lajmi bëri bujë nëpër portale, megjithatë vajzat zgjodhën të mos reagojnë lidhur me të.

Por, ditën e sotme e ftuar në emisionin, “Rudina” Einxhel i është kthyer kësaj historie dhe ka dhënë reagimin e saj.

Pjesë nga biseda:

Rudina: Kisha edhe një pyetje tjetër, por më vjen keq ta prish shijen e bisedës, për një titull portalesh, një zënkë, them të mos e prekim, si thua?

Einxhel: “Në fakt dua të them një gjë Rudina. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë këtë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, jam përpjekur të eci krah për krah, nuk kam xhelozi për asnjë femër sepse në momentin që do kem xhelozi i bie të kem mangësi tek vetja. E dua aq shumë veten time sa nuk mendoj se kam mangësira. Edhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja. Dikush vrapon më shpejt se unë, dikush më avash. Jam njeri i avashtë, por ndonjëherë të jesh i avashtë nuk është gjë e keqe se mund të shpëtoj nga shumë gjëra të tjera. Nuk kam asnjë kompleksitet ndaj femrave të tjera, nuk dua t’i prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as të fus intriga. Çfarëdo që ka ndodhur, unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq. S’mund ta mbushësh zemrën tënde me një ndjesi aq të keqe, ndërkohë që ka aq ndjesi të bukura”, përfundoi Einxhel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco