Aktori i 'Njerëz dhe fate' tregon si e gjuajti gjyshja, pasi kujtonte se ishte trafikant

Aktori i 'Njerëz dhe fate' tregon si e gjuajti gjyshja, pasi kujtonte se ishte trafikant

15:27, 17/12/2019
A+ Aa A-

Artion Vreto u bë shumë i njohur për publikun vite më parë kur luante në serialin "Njerëz dhe fate", rolin e një trafikanti.

Sot Vreto ishte i ftuar në 'Ditë e re' në RTV Ora, ku tregoi një ngjarje që i ka ndodhur me një gjyshe e cila mendonte se ai ishte trafikant edhe në jetën reale.

'Isha student gjatë asaj kohe dhe me atë kast aktorësh isha pjesë e atij seriali që më ka bërë të mësoja shumë, të kuptoja shumë.

Në atë kohë punoja te Vizion Plus. Po shkoja në punë, në këmbë ashtu në llucë siç ishte aso kohe në Don Bosko. Po shkoja për të pirë një kafe dhe ndërkohë po transmetohej 'Njerëz dhe fate'.

Ishim me Arben Derhemin. Një plakë më gjuan me çantë dhe fillon të më shajë: 'Maskara, i poshtër! Ngela unë. Ishte ora 9:30 e mëngjesit. Se kuptova se çfarë kishte.

E mashtron vajzën dhe e çon ...O nona i thashë hajde të keqen e të jap një kafe, por është film. Çfarë filmi mo maskara? I dhashë një ujë që ta qetësoja dhe më pas i tregova se nuk jam aq i keq sa dukem. Kjo tregon se roli është realizuar dhe për këtë jam krenar', tregoi Vreto.

Sot ai është sekretar i Federatës së Aerodinamikës.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco