Pak muaj pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele nis një lidhje të re me producentin e njohur

Pak muaj pas ndarjes nga bashkëshorti, Adele nis një lidhje të re me producentin e njohur

23:40, 15/12/2019
A+ Aa A-

Adele duket se ka nisur një histori të re dashurie me producentin e njohur, Jonathan Hay. Sipas “The Mirror” çifti kanë shpenzuar shumë kohë së bashku së fundmi dhe mendohet se janë njohur në fillim të këtij viti në studion e regjistrimit, “Quad Recording Studios”, në New York.

Image

Në një intervistë “online” Jonathan ka treguar se ka njohur dashurinë e jetës, një vajzë nga Londra me një theks të fortë britanik. “Papritur njoha dashurinë e jetës sime kur dola nga ashensori nga studioja legjendare ‘Quad Studios’, në të njëjtin ashensor që u vra Tupac Shakur. Me një theks të fortë britanik, dashurova çdo fjalë që ajo thoshte.

Është magjike. Gjithashtu firmosëm një kontratë me Fat Beats dhe një licencë të rëndësishme për muzikën tonë. Asgjë nga këto nuk do kishte ndodhur nëse nuk do të kisha njohur dhe nuk do isha dashuruar me atë vajzë nga Londra”, është shprehur Jonathan në intervistën e tij.  

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Adele është përfolur për një romancë, sepse para pak kohësh u tha se ajo kishte nisur një lidhje me personazhin e njohur, Skepta. Megjithatë këngëtarja asnjëherë nuk ka folur për këto zhvillime në jetën e saj private, ndaj pritet të shohim nëse ajo do të flasë në lidhje me këtë çështje. Kujtojmë se Adele u nda me bashkëshortin Simon Konecki në shtator të këtij viti, pas më shumë se 8 vitesh lidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco