Ditëlindja e parë e Hanës, Loredana përgatit festën madhështore

Ditëlindja e parë e Hanës, Loredana përgatit festën madhështore

12:58, 15/12/2019
A+ Aa A-

Në dhjetor të vitit të kaluar çifti shumë i komentuar në media, Mozzik e Loredana u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Hana.

Në datë 22 Hana do të festojë ditëlindjen e saj të parë e në këtë ditë të rëndësishme Loredana do mbajë një festë madhështore.

Këtë e ka zbuluar vetë reperja me një postim në Instagram ku shfaqet Hana me një kurorë në kokë dhe jepet njoftimi se me datë 22 do të ketë festë.

Nuk dihet ende nëse në festë do të jetë i pranishëm edhe Mozzik duke qenë se dyshja prej disa kohësh është ndarë dhe nuk jetojnë më bashkë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco