MC Kresha martohet sot, nis festa në një ceremoni private

MC Kresha martohet sot, nis festa në një ceremoni private

11:48, 15/12/2019
A+ Aa A-

Reperi MC Kresha i jep sot fund beqarisë dhe kjo menjëherë pas shumë aludimeve të bëra prej kohësh ku sipas tyre thuhej se reperi i njohur ishte në një lidhje.

Së fundmi lidhja e tij është bërë publike dhe MC Kresha do të martohet me Erzina Shehun, lidhja me të cilën u zbulua pak kohë më parë.

Kresha dhe Erzina do mbajnë një ceremoni tejet private me një rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës.

Mbrëmjen e djeshme Erzina ka mbajtur Kanagjegjin ku ka mbledhur familjarët dhe shoqet. 

Burime për "Prive.al" kanë zbuluar se çifti ka vendosur ta bëjë një dasmë shumë private dhe të ftuarve të paktë iu është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco