Nga janari, ‘Top Channel’ rikthen spektaklin e njohur

Nga janari, ‘Top Channel’ rikthen spektaklin e njohur

08:43, 15/12/2019
A+ Aa A-

Nga muaji janar në Top Channel do të rikthehet spektakli i njohur i talenteve "Top Talent" me sezonin e tij të tretë.

Lajmin e bën të ditur Top Channel duke njoftuar se ky sezon do të jetë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, instrumentistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për herë të parë publiku do të jetë aktiv me në transmetimin live stream në kanalin e Top Channel në Youtube, ku me ane të chat-it në live stream do të shkruajnë emrin e konkurrentëve që preferojnë dhe konkurrentët që do të marrin shumë vota do të jenë automatiksht konkurrent në sezonin e tretë.

Ditën e shtunë dhe të diel në oren 10:00 do të realizohen audicionet e para të përgjithshme, të cilat do të transmetohen në live stream në kanalin e Top Channel në Youtube.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco