FOTO/ Bebe Rexha 'provokon' Babagyshin në versionin Marilyn Monroe

FOTO/ Bebe Rexha 'provokon' Babagyshin në versionin Marilyn Monroe

23:04, 14/12/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është në përfundim të turneut të saj muzikor me Jonas Brothers.

Ajo është përfshirë në frymën festive të atmosferës së festave të fundvitit, duke qenë në prag të Krishtlindjeve dhe Vititit të Ri.

Të shtunën, 30-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në një fustan të shkurtër të kuq, teksa pozonte krah një personi të veshur si babadimër.

“Pushime të mbara nga Santa dhe unë”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografisë.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft tërheqëse me një pamje prej bionde me flokë të shkurtra, në stilin e të famshmes Marilyn Monroe, përcjell Telegrafi.

E veshur me fustan të shkurtër, ajo vuri mjaft mirë në pah linjat trupore, duke ngacmuar paksa kështu imagjinatën e ndjekësve të saj.

Kujtojmë që ditë më parë, Bebe Rexha përmbushi fondacionin prej 100 mijë dollarësh, të hapur online – para këto të cilat do të shkojnë për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco