Rikthimi në ekran/ Ja çfarë thotë Adi Krasta

Rikthimi në ekran/ Ja çfarë thotë Adi Krasta

12:54, 14/12/2019
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Adi Krasta ka nisur mbrëmjen e djeshme rrugëtimin e tij të ri profesional, tanimë jo në Tiranë, por në Prishtinë.

Ai do të jetë pjesë e televizionit T7 në Kosovë ku edhe do të vijojë transmetimin emisioni i tij “A-Show’.

Dhe si traditë Adi Krasta e nisi emisionin e tij me një monolog ku në fokus ishte tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Por ditën e sotme moderatori i njohur ka ndarë në rrjetin social në Facebook një status ku thotë që e folura nuk njeh kufij dhe nuk mund të jetë territoriale.

'Të flas atë që mendoj në radio a televizion më vjen si alternativë e vetme. Kjo nuk mund të jetë territoriale. Nuk ka kufij. Nuk mbyllet. Kam vendosur të pranoj ftesën e T7 në Kosovë për të realizuar intervistën dhe fjalën hyrëse të javës. E rëndësihme është të flitet/mendohet në liri të plotë. Kudoqoftë’ ka shkruar në statusin e tij Adi Krasta.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco