Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ ‘Ç’ne vajzën në ‘Kung Fu’, do rrahë njerëz?’ Ja si përgjigjet Aurela Gaçe

FOTO/ ‘Ç’ne vajzën në ‘Kung Fu’, do rrahë njerëz?’ Ja si përgjigjet Aurela Gaçe

10:08, 14/12/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka treguar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se kujdeset në mënyrë të rregullt për trupin e saj.

Pranë artistes ndodhet shpesh herë dhe vajza e saj e madhe, Grace, e cila duket se gëzon të njëjtin pasion për palestrën si mamaja e saj.

Së fundmi Gace ka ndarë disa momente në ‘Instastory’, ku duket se Grace stërvitet në sportin e ‘Kung Fu’.

“Kur na thonë, çne vajzën në ‘Kung Fu’? Do rrahë njerëz? Nuk e kuptojnë fare që këto sporte, janë komplet e kundërta në koncept. Rrit vetëbesimin tek fëmija”, ka shkruar Aurela krah videove të publikuara në rrjetet sociale.

E qeshur dhe mjaft me energji, Grace duket se ka të njëjtin pasion për stërvitjen si Aurela. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Gaçe ndan momentet më të bukura me të voglën e saj në ambientet e palestrës.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco