Mozzik emocionoi të gjithë me këngën e re, por ç’mendon Fifi për tekstin prekës?

Mozzik emocionoi të gjithë me këngën e re, por ç’mendon Fifi për tekstin prekës?

15:02, 13/12/2019
A+ Aa A-

Sapo ora shënoi 00:00, Mozzik publikoi projektin e tij të ri të titulluar “Zemra ime”, për të cilin kishte lajmëruar edhe më herët.

Në videoklip, reperi shfaqet në burg teksa i këndon dashurisë së tij të vetme, duke i thënë të mos mërzitet që ai ndodhet pak larg.

Për këtë këngë, të cilën fansat mendojnë se i dedikohet Loredanës, edhe Fifi ka shprehur publikisht vlerësimin e saj.

Ajo e ka shpërndarë këngën e Mozzik në InstaStory, duke shkruar një mesazh për kolegun e saj.

“A e dini pse ndihem mirë kur dëgjoj prej meshkujve këto tekste? Se kuptoj që akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre! Vëlla të dua”- shkruan Fifi krahas videos, duke lënë të kuptohet se është prekur shumë nga teksti i Mozzik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco