Redon Makashi tregon momentin kur Vera Grabocka nuk e la të merrte pjesë në festival

Redon Makashi tregon momentin kur Vera Grabocka nuk e la të merrte pjesë në festival

11:28, 13/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar së fundmi tek emisioni ‘Këndo këngën time’ në Vizion Plus ishte këngëtari i njohur Redon Makashi.

Redoni mes shumë historive të treguar nga karriera e tij ai tregoi dhe për momentin kur regjizorja e njohur Vera Grabocka nuk e kishte pranuar në festivalin  “Kur vjen pranvera” në RTSH  dhe bëhet fjalë për vitet 1990.

“Dalja jonë që ka qenë e para krijoi një hendek në daljet tonat në ekran. Nuk na linin të dilnim më sepse pyesnin se  çfarë janë këta çunat që këndojnë me kitarë, i ngjajnë Beatles-ave , në asnjë mënyre nuk do të këndojnë. Ne shkuam pikërisht tek Liqeni. Te Amfiteatri bëhej një shfaqe e madhe dhe na kishin ftuar si grup për të performuar. Shkuam ne me kontrabas e violonçel dhe na thanë ju nuk do këndoni sepse kështu ka ardhur urdhri dhe si përfundim nuk kënduam.”

Më pas Makashi shtoi se Piro Ccako kishte dëgjuar për grupin e tij prandaj dhe i thirri për të bashkëpunuar.

“Na erdhën fjalë më fjalë që Pirro Çako donte të na takonte. Shkuam takuam Pirron në shtëpi dhe na tha që kam bërë një këngë për ju; e guximshme për atë moment sepse ne nuk na lejonin të dilnim për të kënduar. Si përfundim u bë kënga. Pirro Çako bashkë me autorin e tekstit Agim Doçi, shkuan te Vera Grabocka, regjisorja e festivalit, e cila tha këta çunat nuk do këndojnë në festival sepse më kanë tërhequr vërejtje dhe nuk lejohet të këndojnë në festival'.

Dhe pas shumë përpjekjesh Redoni dhe Bledar Sejko u futen në festival po me disa ndryshime. Redoni duhej të shkurtonte flokët ndërsa Bledar Sejko duhet të hiqte syzet pasi ngjante shumë më këngëtarin e John Lenon ndërkohë që ai i mbante se nuk shihte dhe jo për qejf.

“Agim Doçi me disa miqësi të tij na futi në festival, po na tha që me këto flokë ju nuk do dilni në festival. Bledar Sejkos i tha se duhet të heqë syzet se i ngjante John Lenon, ndërkohë që Bledi nuk shihte, nuk i mbante për qejf. Veshëm ca xhaketa nja pesë numra më të mëdhenj sikur ishim futur në thes. Na vunë edhe një lule në xhep gjasme filizat e rinj ne, futja kot aty. U bënë ca gjëra të mbulonin daljen tonë të parë si çuna të mirë dhe jo si çuna perëndimor.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco