Lajmi i fundit

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së Nasip Naço paraqitet në SPAK

Shuhet në moshën 62 vjeçare këngëtari shqiptari/ Autori i mbi 200 këngëve

Shuhet në moshën 62 vjeçare këngëtari shqiptari/ Autori i mbi 200 këngëve

10:40, 13/12/2019
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta mbrëmë në orët e vona një nga këngëtarët më të njohur në Kosovë, Irfan Blakçori. 

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij.

Përveçse këngëtar, Blakçori ishte edhe tekstshkrues dhe e bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.

Irfan Blakçori u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare.

Nuk bëhet i ditur shkaku i ndarjes nga jeta të artistit, por ai la pas një djalë dhe tri vajza.

Blakçori ka qenë punëtor i RTP-së së dikurshme.

Pas mbylljes së këtij institucioni, u shpërngul në Bruksel të Belgjikës.

Ishte autor i mbi 200 këngëve, ndër të cilat më njohurat mbesin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Sot është ditëlindja jote”, “Unë të dua”.

ImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco