Jennifer Lopez nuk mban dot lotët, nominohet për herë të parë për çmimin e rëndësishëm

Jennifer Lopez nuk mban dot lotët, nominohet për herë të parë për çmimin e rëndësishëm

23:19, 12/12/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme Jennifer Lopez ka marrë lajmin më të rëndësishëm nga menaxheri i saj, Benny Medina. Ai i ka komunikuar se ajo është nominuar për herë të parë nga “SAG Award” për rolin e saj si “Ramona” në filmin “Hustleres”.

Kjo gjë e ka emocionuar shumë Jennifer dhe ajo nuk ka mundur të mbajë dot lotët. Artistja ka publikuar në ‘Instagram’ një video nga palestra, përmes së cilës ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj.

“Duke u munduar të mbajë lotët… do të thotë shumë për mua që të njihem nga aktorët e mi kolegë! Faleminderit shumë ‘SAG Award’ për këtë nominim, me të vërtetë do të thotë bota për mua! Asnjëherë mos u dorëzoni”, ka shkruar Jennifer përkrah videos. Ajo ka treguar se përveç kërcimit, aktrimi ka qenë dashuria e saj e parë dhe se nuk mundet ta besojë që kjo gjë po i ndodh asaj.

 

 

Nga roli i saj në filimin “Hustlers”, Jennifer ka marrë deri më tani 12 nominime duke përfshirë ato nga “Critics’ Choice Award”, “Golden Globe Award”, “Gotham Award”, “Spirit Award” dhe ka fituar 2 prej tyre. /revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco