Në mesnatë publikohet projekti 'Future Nostalgia' nga Dua Lipa

Në mesnatë publikohet projekti 'Future Nostalgia' nga Dua Lipa

22:54, 12/12/2019

Dua Lipa pothuajse ka përfunduar këngët e albumit të ri i cili publikohet në fillimi të vitit 2020.

Albumi i ri i këngëtares shqiptare mban titulli “Future Nostalgia” ndërsa sonte publikohet kënga e dytë e këtij albumi.

Në një postim në rrjetet sociale, Dua ka bërë të ditur që kënga që publikohet mban titullin e albumit “Future Nostalgia”.

“Sonte, në hënën e fundit të dekadës, kënga e titullit të albumit tim FUTURE NOSTALGIA publikohet në mesnatë në të gjitha platformat !! Është diçka e dashur për t’ju lidhur deri në vitin e ri.

E kam shkruar këtë me Jeffbhasker dhe Icoffeejr në një pasdite në Los Angjelos.

Gjithçka është shumë argëtuese dhe duke mos e marrë veten shumë seriozisht, por e kemi dashur aq shumë sa kemi dashur ta ndajmë atë me juve! Video me tekst publikohet së shpejti”, ka bërë të ditur ajo.

24 vjeçarja u rikthye kohë më parë me këngën “Don’t Start Now”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco