Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Mbyllet programi i njohur në Top Channel, por do  ta zëvendësojë prezantuesi njohur…

Mbyllet programi i njohur në Top Channel, por do ta zëvendësojë prezantuesi njohur…

20:37, 12/12/2019
A+ Aa A-

Pas lajmit për largimin e Florian Agalliut nga televizioni, mësohet se “Në Shtëpinë Tonë” nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Top Channel. Sipas burimeve pranë “News31.al”, nga data 6 janar do të nisë një format krejt i ri me prezantues Flori Gjinin. Flori nuk do të jetë i vetëm, edhe pse ende nuk dihet se cila do të jetë bashkëprezantuesja e tij në format.

Flori Gjini është bërë pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel ku drejton rubrikën Escape. Përveç kësaj ai ishte pjesë e The Voice, ku raportonte së bashku me fëmijët nga “Voice Room”.

Gjithashtu, Flori është i angazhuar edhe në radio, por edhe ka prezantuar festivale dhe evente të ndryshme ku mund të përmendim “Colour Day Festival” me Fatma Methasanin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco