Çifti gënjeu për të marrë para, Arbana Osmani reagon me anë të një deklarate

Çifti gënjeu për të marrë para, Arbana Osmani reagon me anë të një deklarate

12:51, 12/12/2019
A+ Aa A-

 Elida dhe Arjani ishin një çift me probleme xhelozie që morën pjesë te emisioni “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, për t’i dhënë shans njëri-tjetrit, për të qenë bashkë dhe të lumtur!

Historia e tyre mori vëmendjen e publikut, kur Elida thirri bashkëshortin në studio për t’i kërkuar falje dhe të mos jetë më xheloz.

Por tashmë Elida e ka braktisur bashkëshortin e saj, i cili u paraqit në emisionin tjetër  “Historia ime” në tv Klan për t’i bërë thirrje asaj të rikthehet për hir të fëmijëve.

Gjatë telefonatës me moderatoren e emisionit, Mirela Milori, Elida u shpreh se kishte bërë kompromis për të dalë në emision me Arjanin, pasi donin të përfitonin ushqime, para dhe t’u paguhej 2 muaj qera (lexo këtu).

“Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri”, u shpreh ajo.

Image

Pas gjithë kësaj historie, ka mbërritur edhe reagimi i parë i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana Osmani ka publikuar deklaratën zyrtare të tij, ku thuhet se ka qenë Zonja Elida që kishte shkuar në zyrat e emisionit për t’u bërë pjesë e programit.

Në deklaratë thuhet se çifti ka nënshkruar edhe një deklaratë ku marrin përgjiegjësi të plotë për atë që kanë thënë. Madje Elida ka pranuar problemet me partnerin dhe madje ka kërkuar edhe mbrojtje nga policia, për të cilën, autorët e programit i kanë vënë në dispozicion disa kontakte.

Deklarata përmbyllet me një vendim të programit kur thuhet se: “Dua të të bëj të lumtur” nuk mundet të zëvendësojë organet shtetërore në ndjekjen penale apo dënimin e qytetarëve për deklaratat e tyre publike!

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@arbanao @topchannelalbania #duatetebejtelumtur

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur_topchannel) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco