Mike apo të dashur? Butrint Ymeri tregoi përfundimisht se çfarë e lidh me Kiara Titon

Mike apo të dashur? Butrint Ymeri tregoi përfundimisht se çfarë e lidh me Kiara Titon

09:07, 12/12/2019
A+ Aa A-

Butrint Imeri është një nga djemtë më të komentuar të ‘shoëbiz-it’ shqiptar, kjo dhe për shkak të jetës së tij private.

Këngëtari ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e ndjekësve të tij, duke publikuar foto dhe video të ndryshme të cilat kanë ngjallur jo pak dyshime.

Së fundmi Imeri ka zgjedhur të jetë më pranë fansave duke i dhënë mundësinë atyre për ta pyetur rreth projektve të ardhshme dhe jetës private.

I përfolur shumë herë edhe për një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito, Butrint nuk i ka shpëtuar as pyetjes së çfarë raporti ka me të.

“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë”- i ka shkruar një ndjekësi.

“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, është përgjigjur këngëtari i buzëqeshur në fytyrë.

Ndërsa e kanë pyetur se cila është pika e tij e dobët, Imeri është shprehur nëse e gënjejnë.

Ai ka theksuar se momentalisht nuk është në një lidhje dashurie.

Kujtojmë se ditën e shtunë në datë 14 dhjetor, Butrinti do të sjellë projektin e fundit muzikor me titull ‘M’ke rrejt’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco