VIDEO-FOTO/ Modelja nudo përballet me hajdutin që i hyn në shtëpi

VIDEO-FOTO/ Modelja nudo përballet me hajdutin që i hyn në shtëpi

21:14, 11/12/2019
A+ Aa A-

Një modele është përballur në mënyrën me të sikletshme me një hajdut që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa Danii Banks, 29 vjeçe, ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë.

Qentë e saj filluan të lehnin dhe modelja u zgjua për të parë çfarë kishte ndodhur.

Ashtu siç ishte, nudo, ajo shkoi në dhomat e tjera të shtëpisë dhe aty u përball me një person të armatosur i cili kishte hyrë për të vjedhur. I dyshuari kërkonte para dhe e detyroi modelen që të hapte kasafortën, por brenda nuk gjeti asgjë.

Më pas u largua nga shtëpia. E gjithë kjo skenë është filmuar nga një kamera brenda shtëpisë, pamje të cilat janë publikuar për herë të parë nga “TMZ”.

Danii Banks njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Deri tani asnjë arrestim nuk është bërë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco