Demi Rose dhe Enca ndjekin njëra tjetrën, modelja angleze ja si e komplimenton këngëtaren shqiptare

Demi Rose dhe Enca ndjekin njëra tjetrën, modelja angleze ja si e komplimenton këngëtaren shqiptare

20:03, 11/12/2019
A+ Aa A-

Pas një periudhe “pushimi”, Enca është rikthyer sërish me postimet e fotove mjaft “hot” dhe provokuese.

Një ditë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa poza, duke u kërkuar atyre se cila është e preferuara.

Në fotot në fjalë, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë portokalli ku nxjerr në pah gjoksin.

Ndërsa me modelin e fustanit pas trupit, Enca tregon edhe linjat e saj trupore.

“Me mire flok kapur apo leshuar ? E  para eshte e preferuara e mamit po ju kush ju pelqen ? 1,2,3? Edhe e preferuara ime me ne fund”- ka shkruar Enca krahas fotove.

Nga mijëra komentet që kanë lënë fansat e saj, vëmendjen sigurisht e merr ai i modeles së famshme seksi, Demi Rose. Kjo e fundit i ka lënë tri emoji flake, duke lënë të kuptohet se Enca e ka “djegur” rrjetin me këto poza. Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare i përgjigjet me disa puthje.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco