Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Tekst mizerabël’, Mustafa Nano ç’nuk thotë për këngën e Rovena Dilos te ‘Kënga Magjike’

‘Tekst mizerabël’, Mustafa Nano ç’nuk thotë për këngën e Rovena Dilos te ‘Kënga Magjike’

19:05, 11/12/2019
A+ Aa A-

Një ndër konkurrentet në edicionin 21 të “Këngës Magjike” ishte këngëtarja e njohur Rovena Dilo. Ajo mori pjesë në festival me këngën “Cinderella”. Mustafa Nano është shprehur në emisionin “Provokacija” se Rovena ka kënduar një këngë me tekst mizerabël.

“Para dy ditësh këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë në “Kënga Magjike” duke kënduar një këngë bashkë me dy artistë të tjerë dhe ne mund ta shohim në ekran. Rovena Dilo dha një intervistë dhe ngriti zërin për të denoncuar një numër halabakësh, kështu foli ajo që kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare dhe me halabakë pati parasysh, autorë, këngëtarë, të cilët sipas saj po e dëmtojnë, po e e korruptojnë shpirtin e muzikës shqiptare. Unë kam përshtypjen që ajo ka dashur të denoncojë një lloj muzike që po dëmton dhe prish traditën e muzikës shqiptare. Kam përshtypjen se ka dashur të flasë për ritmete muzikës tallava. Nësë nuk është kështu atëherë Rovena duhet ta sqarojë mirë se çfarë ka dashur të thotë kur ka denoncuar halabakët sepse mesazhi rezulton atëherë i paqartë. Por unë kështu e mora dhe unë jam dakord me atë nëse ajo ka synuar të bëjë këtë gjë, sepse është e vërtetë që me ritmet e tyre po krijojnë një lloj konflikti me traditën e muzikës shqiptare. Mirëpo, Rovena Dilo duhet të dijë që muzikën shqiptare janë duke e dëmtuar edhe disa këngë të tjera jo nëpërmjet vijës së tyre melodike por nepërmjet teksteve të këtyre këngëve dhe Rovena Dilo ndonëse shumë kush ka pritur të bëjë diferencën në kompeticionin e “Këngës Magjike” në këtë drejtim ajo nuk e ka bërë këtë diferencë. Ajo ka kënduar një këngë me tekst mizerabël. Për ta ilustruar unë po lexoj një pjesë të tekstit….Po dukesh si hard killa,  kur po vjen veshur me k’to stilla, jena shumë nalt për këto dilla. Baby t’boj m’u ndi Cinderella, Kur bohet fjalë për money…

Kjo është një pjesë e këngës së kënduar nga Rovena Dilo dhe nga dy artistë të tjerë. Ju e dini nuk është hera e parë që unë ndalem te një argument i tillë. E kam bërë edhe herë të tjera, ka momente që mendoj se tekste të tilla duhet të fshihen, apo duhet të konsiderohen si kundravajtje penale. Ka momente…nuk është se e mendoj gjithë kohën. Në këto momente unë is hoh këto tekste si një atentat që i bëhet kulturës shqipatre, por edhe në përgjitësi. I shoh si një fyerje që i bëhet inteligjencës shqiptare, i shoh si një atentat që i bëhet gjuhës shqipe”, është shprehur Nano./ Burimi: “ABC.News.al”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco