Me një video nga kinemaja, Arbana Osmani zbulon se çfarë po ndodh me ‘Falco’

Me një video nga kinemaja, Arbana Osmani zbulon se çfarë po ndodh me ‘Falco’

23:07, 10/12/2019
A+ Aa A-

Në muajin nëntor, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku solli projektin e tij kinematografik me titull ‘Falco’, i cili sipas tij ishte një pasqyrim i realitetit shqiptar. Besi, por edhe aktorët e tjerë pjesëmarrës në kast kanë publikuar sekuenca të shkurtra nga filmi, ose momente gjatë prapaskenave, duke ngjallur edhe më shumë kuriozitet tek ndjekësit.
Pavarësisht se Kallaku u shkëput disa ditë nga promovimi i filmit të tij për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhej vendi nga tërmeti i datës 26 nëntor, duket se suksesi i tij vazhdon të jetë po i njëjtë.
Ka qenë Arbana Osmani ajo e cila ka publikuar një video në kinema duke treguar radhën e gjatë të njerëzve për të parë ‘Falco’. “@bes_kallaku shumë e lumtur për ty, por ‘Falco’ na ka bllokuar ‘Frozen’, ka dy javë”, ka shkruar moderatorja krah postimit të saj në ‘Instastory’.
Kujtojmë se premiera e radhës e ‘Falco’ do të jetë në Prishtinë, për të qenë më pranë ndjekësve edhe në Kosovë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco