Bija ime/ Xhandan dhe Demir surprizojnë Ojkyn për ditëlindje, ja ç’do ndodhë nesër

Bija ime/ Xhandan dhe Demir surprizojnë Ojkyn për ditëlindje, ja ç’do ndodhë nesër

21:43, 10/12/2019
A+ Aa A-

Xhandan dhe Demir zihen për vendimin që ka marrë Ojky për të mos shkuar në shkollë. Demir e lë Ojkyn të bëjë siç ka dëshirë ndërsa Xhandan nuk e pranon vendimin e saj. Demir i tregon Xhandanit se Ojkyn e kanë akuzuar se ka vjedhur para.

Xhandan dhe Demir vendosin ta zgjidhin këtë çështje. Demir i çon paratë Muratit por ky i fundit e acaron me fjalët që thotë. Demir e mban veten kur kujton premtimin që i ka dhënë Ojkyt. Xhandan dhe Demir takohen me drejtorin e shkollës.

Sevgi mëson se paratë i ka vjedhur një shok i klasës së Ojkyt. Xhandan dhe Demir i tregojnë Ojkyt që hajduti i parave u gjet dhe ajo tani mund të shkojë në shkollë. Babai i Sevgit vihet në kërkim të Ugurit dhe e shpëton atë.

Ugur prezanton Sevgin me nënën e tij. Xhandan dhe Sevgi përgatisin një festë surprizë për ditëlindjen e Ojkyt. Ojky mendon se Demir e ka harruar ditëlindjen e saj por gëzohet shumë kur sheh surprizën e tij.

Demir mëson se Xhemal ka hapur gjyq për të marrë kujdestarinë e Ojkyt. Demir merr sërish analizën e ADN-së dhe vërteton që Ojky është vajza e tij./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco