FOTO/ Noizy ‘shpërthen’ ndaj Ardit Gjebreas më pas pendohet dhe e fshin postimin

FOTO/ Noizy ‘shpërthen’ ndaj Ardit Gjebreas më pas pendohet dhe e fshin postimin

12:43, 10/12/2019
A+ Aa A-

Garat janë gjithnjë të vështira, veçanërisht kur ka konkurencë, dhe pakënaqësi.

Kjo ka ndodhur dhe në edicionin e fundit të Këngës Magjike, ku shumë artistë janë shprehur të pakenaqur me organizimin, dhe kanë shpërthyer në akuza, që hera herës adresonin dhe drejtuesin e këtij eventi artistik, Ardit Gjebrea.

Ka qenë Noizy ai që së fundi e ka quajtur Gjebrenë një artist të vogël, pasi sipas tij reagimi i sallës në momentin kur u shpall fituese Eneda, e treguan qartë atë që mendoj dhe publiku jashtë ekranit.

Reagimi i Noizyt:

'FAKE, besoj e degjuat reagimin e salles kush e fitoj, po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes por lendon zemren e nje artisti të vertet. 

Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO.' ka shkruar në postimin e tij reperi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa10/12/2019 13:50

O Zot në cfarë niveli kemi rënë. U bë Noisi të gjykojë një aktivitet artistik. Ska nevojë , vec shiko si shkruan, gabime të nivelit të fillores. Mëso shqip njëherë o këngëtar fallc, se ti e quan veten këngëtar.....apo jo? Mjerë muzika shqiptare që vlerësohet nga tallavaistët....

Shto koment

Denonco