'Askush nuk e mposht një shqiponjë', aktori turk me prejardhje shqiptare flet për Syri Kosova

'Askush nuk e mposht një shqiponjë', aktori turk me prejardhje shqiptare flet për Syri Kosova

11:54, 10/12/2019
A+ Aa A-

Me origjinë është shqiptar por jetën dhe karrierën po e zhvillon në Turqi. Tolga Ortancil, aktori i njohur jo rrallëherë e tregoi origjinën dhe dashurinë që ka për popullin e tij.

Së fundmi, në një bisedë për Syri Kosova, Tolga ka treguar rreth planeve të tij në karrierë dhe ka folur për shqiptarët! Se kur do ta shohim në ndonjë seri të re, apo, cilat fjalë i di në shqip, mund ta kuptoni në intervistën më poshtë

Syri Kosova: Me çfarë projekte jeni duke u marrë aktualisht, kur do t’iu shohim në ndonjë seri të re?

Tolga Ortancil: Së fundmi në qytetin më të njohur turistik turk që quhet Bodrum kam hapur një restorant të quajtur “Çakra Bodrum” që ka ushqime mëngjesi. Aty jam duke e menaxhuar. Sa i përket serialeve të reja, mbase në vitin 2020 do të fillojë me ndonjë projekt.

Syri Kosova: Cili projekt juve ua dha famën dhe iu rriti profesionalisht?

Tolga Ortancil: Që nga viti 2010 unë jam pjesë e ekranit. Projekti që më së shumti më rriti është “Güzel Köylü” që u transmetua në televizionin STAR TV. Ky serial pati thyer rekorde shikueshmërie në kohën kur u transmetua.

Syri Kosova: Kinematografia turke: hapësira, mundësia dhe depërtimi! Si shkojnë bashkë këto tri gjëra:

Tolga Ortancil: Fati është një faktor shumë i rëndësishëm në sektorin tonë. Nëse punoni me njerëzit e duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ju mund të shkëlqeni si një yll.

Syri Kosova: Keni thënë se jeni me origjinë shqiptare, çka dini për shqiptarët dhe a e dini ndonjë fjalë në gjuhën shqipe?

Tolga Ortancil: Gjyshja ime Remzije Shehu ka lindur në Gjakovë, në Kosovë. Por, për shkak të presionit politik të asaj periudhe ka emigruar në Turqi. Nga ajo kam dëgjuar shumë gjëra për Shqipërinë dhe Kosovën. Madje, gjyshja më ka treguar edhe për tmerrin që serbët ia kanë bërë shqiptarëve dhe për këtë gjë më vjen shumë keq. Fjalët që i di në gjuhën shqipe janë:  Natën e mirë, Mirëmëngjesi, Si jeni? Jam mirë? Unë jam shqiptar.

Syri Kosova: Po për artin shqiptar çka dini? E njihni ndonjë artist shqiptar?

Tolga Ortancil: Fatkeqësisht jo! Nuk di ndonjë gjë për artin shqiptar sepse nuk mund ta përcjelli. Por, besoj shumë se artistët shqiptarë mund të arrijnë shumë në Evropë. Askush nuk mund ta mund një shqiponjë.

Syri Kosova: Kur do ta vizitoni përsëri Kosovën apo Shqipërinë?

Tolga Ortancil: Në vitin 2017 mora një ftesë nga Kosova dhe shkova në Prishtinë. Unë kam qenë mysafir atje për programe televizive në Kohavision dhe në RTK gjithashtu. Nëse një ofertë e tillë vjen nga Shqipëria, unë me kënaqësi do të vija duke vrapuar!

Syri Kosova: Mesazhi juaj për shqiptarët që pretendojnë kinematografinë turke?

Tolga Ortancil: Në Turqi shqiptarët janë shumë të popullarizuar. Turqit dhe shqiptarët gjithmonë janë parë si vëllezër. Unë u dërgojë përshëndetjet e mija dhe dashurinë time për gjithë ju që na lexoni në Kosovë e Shqipëri. Ju do të jeni çdoherë në zemrën time.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco