VIDEO/ ‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, Fifi i përgjigjet ndjekësit

VIDEO/ ‘Pse nuk fitove ti por ajo sorra?’, Fifi i përgjigjet ndjekësit

11:22, 10/12/2019
A+ Aa A-

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin pretendentet kryesore për të fituar edicionin e 21 të “Këngës Magjike”, mirëpo Eneda u shpall fituesja e çmimit të parë.

Fitorja e saj dhe humbja e Fifit u komentua gjatë në media dhe të shumtë janë ata që i kanë shkruar dy këngëtarëve.

Gjatë një videoje live, dikush i shkruan Fitit “Pse nuk fitove ti por ajo sorra?”, ndërsa këngëtarja s’ja ka përtuar përgjigjen.

“Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër.”- është shprehur Fifi, siç mund ta dëgjoni në videon e ruajtur nga “Blitz.al”.

Kështu, këngëtarja ka rrëfyer se ajo nuk i mban asnjë mëri Enedës, siç u përfol gjatë në rrjet.

View this post on Instagram

Ndjekësit ç'nuk i thonë për Eneda Tarifën, Fifi bën atë që nuk pritej! Jo pa zhurmë u kalua fitorja e Eneda Tarifës në "Kënga Magjike 2019", që nga momenti i shpalljes, salla më së shumti brohoriste emrin e Filloreta Raçit, kjo e fundit renditur në vendin e dytë. Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se, Eneda Tarifa dhe Fifi kishin prishur marrëdhëniet pas mbarimit të festivalit, pasi dy këngëtaret nuk ndiqnin më njera-tjetrën në llogaritë e tyre sociale në Instagram. Pak çaste në parë, Fifi ka komunikuar nëpërmjet një Insta Live me ndjekësit e saj, ku njëri prej tyre i revoltuar i bën këtë pyetje: "Përse nuk fitove ti por ajo sorra"? të cilës Fifi i është përgjigjur menjëherë, siç nuk pritej: "Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër"- është shprehur Fifi duke shtuar se ka pasur garë të fortë mes saj dhe Enedës pasi kjo e fundit është këngëtare me super vokal. #fifi #enedatarifa #kengamagjike2019

A post shared by BLITZ.AL (@blitz.al) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco