FOTO/ Kjo është kryeministrja e Finlandës, zyrtarisht me moshën më të re në botë

FOTO/ Kjo është kryeministrja e Finlandës, zyrtarisht me moshën më të re në botë

21:12, 09/12/2019
A+ Aa A-

Ende pa filluar punën në detyrën e re si kryeministre e Finlandës, ajo po shkakton "zhurmë" mediatike, pikërisht për shkak të moshës së re. Sanna Marin, ministrja e transportit në Finlandë u zgjodh nga partia Socialdemokrate si kandidate potenciale për të drejtuar vendin si kryeminstre.

Vetëm 34 vjeç, Sanna e ka fituar besimin e elektoratit si pjesë e partisë me pesë anëtarë në koalicon dhe pritet që javën e ardhshme të marrë zyrtarisht detyrën dhe të nis punën për transformimin e shumë sektorëve dhe shërbimeve siç citoi ajo për mediat ndërkombëtare.

Marin ka pasur një ngritje të shpejtë në politikën finlandeze që kur u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj. Ajo pritet të marrë përsipër udhëheqjen e Finlandës pas një gjendjeje kaotike që kanë shkaktuar grevat e transportit në këtë vend prej ditësh.

"Kemi shumë punë përpara dhe duhet të rindërtojmë raportin. S’kam menduar kurrë për moshën apo gjininë time, mendoj për arsyet pse u angazhova në politikë dhe për gjërat që na falën besimin e elektoratit”, u shpreh ajo pas fitores.

Sipas medias finlandeze Helnsingin Sanomat, Marin do të bëhet kryeministrja më e re në moshë në botë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është 39 vjeçe, ndërsa i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk është 35. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, besohet të jetë 35 vjeç.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco