Astrologia Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë: Kujdes në çështjet ligjore

Astrologia Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë: Kujdes në çështjet ligjore

12:46, 09/12/2019
A+ Aa A-

Astrologja Meri Shehu ka bërë parashikimin astrologjik  për ditën e sotme dhe  tregon që mesazhi që Mërkuri la në Akrep është që duhet të fillojmë nga niveli zero dhe duhet të bëjmë plane të reja zhvillime të reja të rilindim.

‘ Mërkuri që nga data 3 Tetor ka qëndruar ne Akrep dhe sot futet në Shigjetar. Gjatë qëndrimit të tij në Akrep nxori në dritë situatat  të fshehta, shumë agoni dhe lëvizje të nëndheshme. Mesazhi që la Mërkuri në Akrep është që duhet të fillojmë nga niveli zero.Të bëjmë plane të reja, zhvillime të reja, të Rilindim.Tani do ndryshojmë këndvështrim dhe në mendimet tona dhe do futet përsëri dritë’ ka shkruar astrologja Meri Shehu.

Dashi
Sot do lini mbrapa një periudhe pak të vështirë për takimet dhe punët e fshehta apo marrëveshjet. Tashmë ju hapet mundësia për udhëtime dhe kontakte me jashtë.

Demi
Një çështje ekonomike çlirohet duke ju dhënë një mundësi t’ja filloni nga e para në cështjet ekonomike pas nje bllokimi apo pezullimi në bashkëpunime

Binjaket
Mërkuri përball shenjës tuaj do afroj me shumë mundësi kontakte dhe takime duke ju futur në një fazë fillesh të reja në fushën e bashkëpunimeve

Gaforrja
Mërkuri në Shigjetar për ju do të thotë shumë kontakte udhëtime dhe biseda në përditshmërinë tuaj. Fillim i ri i një pune apo veprimtarie

Luani
Në këtë fillim jave do bëheni gati për te nxjerre ne pah talentet apo aftesite tuaja krijuese Do keni njohje të reja ne jetën personale dhe fillime të reja në dashuri

Virgjëresha
Për ju ky fillim jave tregon nevojën për t’ja filluar nga e para në çeshtje planesh që kanë të bëjnë me shtëpinë, ndërtime apo zhvendosje nga një vend ne një vend tjeter

Peshorja
Do keni shumë lajme,informacione, kontakte e udhetime. Marrëdhëniet e planet do bëhen më strategjikë dhe më optimiste

Akrepi
Fillon një javë e fuqishme për çështjet tuaja ekonomike. Duhet të filloni nga e para një veprimtari që e ndryshon filozofinë tuaj të fitimit

Bricjapi
Psikologjikisht do kërkoni të gjeni lirinë dhe hapësirat brenda jush. Duke u marrë me art apo veprimtari që tregojnë sa mundësi shpirtërore keni. Kujdes në çështjet ligjore

Ujori
Jeta juaj sociale do behet shumë e larmishme. Do keni shumë njohje dhe qëllime të reja. Jeta do bëhet me bukur dhe me erotike e më me  flirte

Peshqit
Do filloni një ngritje përsëri në çështje karriere dhe ndryshime në lidhje me punën dhe vendbanimin. Do merrni parasysh plane për të udhëtuar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco