Vdes në moshën 21-vjeçare reperi i njohur

Vdes në moshën 21-vjeçare reperi i njohur

22:17, 08/12/2019
A+ Aa A-

Reperi Juice Wrld ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare si pasojë e një sëmundje trunore në aeroportin MidWay të Chicagos, mëngjesin e të dielës.
Ylli në ngritje kishte pasur gjakderdhje nga goja në momentin e arritjes së ekipit mjekësor, bën të ditur TMZ.
Ai ka qenë i vetëdijshëm kur autoambulanca e mori për ta transportuar drejt spitalit, ku ishte shpallur i vdekur.
Shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur, por nga njoftimet e para thuhet se është fjala për një çrregullim trunor.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jarad A Higgins, ishte sëmurë porsa kishte ateruar në Chicago nga Kalifornia. Ai kishte qenë duke ecur në momentin kur e kishte pësuar krizën nervore.
Juice Wrld ka shijuar sukseset me hitet si, “Lucid Dreams” e “All Girls Are the Same”. Ai njëherësh ishte edhe mysafir në albumin e Travis Scott, “AstroWorld”.
Emrin skenik e ka marrë nga filmi i vitit 1992, “Juice”, me Tupac Shakur në rolin kryesor, ndërsa në javën e kaluar (2 dhjetor) e kishte festuar ditëlindjen e 21-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco