Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Publiku shqiptar 'vdes' për ta, ja të ftuarit specialë në festivalin e RTSH-së

Publiku shqiptar 'vdes' për ta, ja të ftuarit specialë në festivalin e RTSH-së

20:03, 08/12/2019
A+ Aa A-

Këtë vit, regjia dhe prezantimi i festivalit në radiotelevizion i është besuar dyshes Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Si çdo vit, edhe ky edicion i 58-të do të ketë të ftuarit specialë. Do të jenë tre këngëtarë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar, të cilët i ka zbuluar vetë prezantuesja Alketa Vejsiu.

E ftuar në 'Aperitiv Fest' me Eni Shehun, Alketa ka zbuluar se këtë edicion do të jenë të ftuar specialë tre këngëtarë me famë botërore, Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira.

“Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë.

Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i “Sanremo-s” dhe përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovision’”,- ka treguar Alketa, ndërsa ne mezi presim të shohim risitë e këtij festivali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco