SONDAZHI/ Ja kë votuan shqiptarët si fitues të Këngës Magjike

SONDAZHI/ Ja kë votuan shqiptarët si fitues të Këngës Magjike

22:10, 07/12/2019
A+ Aa A-

Mbahet mbrëmjen e sotme në Pallatin e Koncerteve finalja e madhe e festivalit "Kënga Magjike". Gara është e fortë, ashtu si çdo vit megjithatë publiku tashmë i ka zgjedhur këngët e preferuara.

Tre ditë më parë "Xing.al" solli një sondazh ku ju votuat për artistin, artisten ose grupin që mendoni se e fiton "Kënga Magjike 2019".

Artistja e cila ka marrë më shumë vota nga ky sondazh është Fifi me këngën "Marova". Fifi ka marrë 47% të votave. Në vendin e dytë është Eneda Tarifa me këngën "Ma zgjat dorën" e cila ka marrë 25% të votave. Në vendin e tretë është Marsela Çibukaj me "Thërrime dashurie".

Megjithatë na mbetet të presim natën e sotme për të zbuluar fituesin. Kujtojmë që këtë vit "Kënga Magjike" vjen me një formulë të re votimi ku edhe publiku mund të japë votën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco