‘Babai i vajzës ku është në FOTO?’, Rudina Dembacaj e ka një përgjigje për ndjekësen

‘Babai i vajzës ku është në FOTO?’, Rudina Dembacaj e ka një përgjigje për ndjekësen

15:23, 07/12/2019
A+ Aa A-

Vetëm disa javë më parë, moderatorja Rudina Dembacaj pranoi publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Ajo tregoi se çifti u nda në mënyrën më paqësore të mundshme dhe ata kanë mbetur shokë të mirë.

Për më tepër, Rudina tregoi se vajzës së tyre, Viktorias, s’do t’i mungonte asnjëherë dashuria dhe përkushtimi i të dy prindërve.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë në Instagram foto e video me të voglën e saj pranë pemës së Krishtlindjeve.

Mirëpo, krahas komplimenteve, Rudina ka marrë edhe komentin e një ndjekëse e cila e pyet për të atin e vajzës.

 Padyshim qe nje kujtim shum i bukur bravo Rezarta. Nje pyetje babai vajzes ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonje interes te madhe por duke qen se shume VIP-a kur ndahen u servirin njerzve nepermjet mediave qe “jo ne jemi shume shok te mire”, “jo do jet gjithmone prezent prane vajzes . Ndoshta Victorias mund ti mungoj prezenca e te atit ketu sepse Krishtlindje do te thote ndryshe familje, feste, gezim. Nuk dua te te gjykoj por as mund te pajtohem dot me idene ne ndahemi po ne jemi ketu per ty pra ne nuk jemi Amerikan”, shkruan ndjekësja.

Image

Sigurisht, ky koment i ka rënë në sy moderatores, e cila nuk e ka lënë pa një përgjigje:

“Moter Krishtlindjet nuk kane ardhur akoma! Nuk i mungon asnje moment babai e dashur. Te jesh e bindur qe une dhe babi i vet, e duam shume me shume se ti. Faleminderit”- i është përgjigjur Rudina.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin07/12/2019 16:43

Fatkeqsisht...R Dembacaj (e ashtuquajtur moderatore dhe qe vetequan veten VIP) e shkruan Shqipen me gabime. Skandal(!)

Shto koment

Denonco