Kjo është fituesja e ‘Festivalit të këngës’ sipas astrologes Meri Shehu

Kjo është fituesja e ‘Festivalit të këngës’ sipas astrologes Meri Shehu

11:31, 07/12/2019
A+ Aa A-

Astrologia e njohur, Meri Shehu ishte e ftuar në programin "Aperi Fest", për të dhënë parashikimin e saj lidhur me këngëtarët dhe sipas shenjave të tyre të horoskopit cili mund të shpallet fitues.

Meri e nisi duke thënë se këngëtarët që janë paralajmëruar në gazeta mund të dalin vërtet fitues.

Më pas duke i marrë këngëtarët me rradhë, astrologia u shpreh se fuqishëm vijnë këtë vit Ujorët dhe kësaj shenje i përket Elvana Gjata.

"Ishte një vit i mbarë për Ujorin, kanë pasur një energji shumë pozitive të cilën po e përcollën edhe për një javë mund të jenë fitues", u shpreh Meri.

Ndërsa sa i përket Arilena Arës që është Gaforre, Meri u shpreh se nuk është në momentin e triumfit.

"Jo, nuk janë në pozicion bindës. Nuk janë në moment triumfues", tha Meri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco