‘Erdha për një natë’..Inva Mula rrëfen momentin e panikut të tërmetit

‘Erdha për një natë’..Inva Mula rrëfen momentin e panikut të tërmetit

09:22, 07/12/2019
A+ Aa A-

Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer ditën e djeshme në Abc Neës përjetimin personal për termetin tragjik që goditi vendin.

Ajo jeton prej shumë vitesh në Paris, por nata e 26 Nëntorit e ka gjetur në Tiranë.

“Unë pesonalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj:

“Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte termeti që të takoja ty’”.

“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco